Delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë, i kryesuar nga Avni Arifi, shef i delegacionit, kanë zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian, kryesuar nga Thomas Busch, në Bruksel.

Në këtë takim, delegacioni nga Kosova prezantoi rezultatet e punës së tyre në procesin e dialogut, me ç’rast zyrtarët e Bashkimit Europian vlerësuan punën e delegacionit të Kosovës, duke u ndarë të kënaqur me performancën e Kosovës në këtë proces,.

Përpara zyrtarëve të Bashkimit Europian dhe 28 anëtarëve të saj, delegacioni i Kosovës ngriti çështjen e mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, menaxhimit të integruar të kufijve, pengesat në hapjen e urës së Mitrovicës, mosnjohjen së diplomave nga ana e Republikës së Serbisë dhe pengesave serioze në lirinë e lëvizjes.

Delegacioni i Kosovës, i përkrahur edhe nga BE, bëri edhe një herë të qartë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë në asnjë mënyrë nivel i tretë i pushtetit, por do të jetë Asociacion brenda përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ky delegacion në krye me Avni Arifin sipas kumtesës së dërguar në Klan Kosova, janë të përkushtuar që të gjitha marrëveshjet pa asnjë dallim të i implementohen menjëherë. /Klan Kosova