Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk do të ketë dialog në nivel teknik me Serbinë. Sipas tij, dialogu do të zhvillohet vetëm për një marrëveshje finale për njohje reciproke mes dy vendeve. Kjo do të sjellë edhe normalizim të marrëdhënieve, thotë Hoti.

“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, shkruan Hoti.

Reagimi i kryeministrit kosovar vjen disa ditë pasi u takua me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Dy temat e para mes tyre ishin personat e pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomikë.

Menjëherë pas përfundimit të takimit të parë, Brukseli paralajmëroi një tjetër dialog në nivelin teknik më 22 Korrik. Por mediat kosovare shkruajnë se rinisja e procesit teknik të dialogut në BE është shoqëruar me kundërshtime nga politika kosovare. Sipas tyre tashmë pritej që ky proces të shkonte drejt një marrëveshjeje finale./tvklan.al