Përkushtim për vazhdimin e procesit

Më 12 maj të vitit 2021, u mbajt takimi online ndërmjet udhëheqësisë së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe anëtarëve kryesorë të Parlamentit Evropian, Ilhan Kjuçuk, (RIPËRTËRITJA, BLG), Andreas Shider (SD, AUS) dhe Marion Valsman (PPE, DE).

Parlamenti Evropian dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbesin partnerë të përkushtuar në këtë proces dhe të gjithë bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e Dialogut Zhan Mone në ndërtimin e besimit, në përforcimin e kulturës demokratike dhe përmirësimin e kapaciteteve demokratike. Raund i plotë i Dialogut Zhan Mone do të organizohet sapo të lejojnë kushtet shëndetësore takime fizike.

Riformimi i Grupit të punës në Kuvend për bërjen e ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit është një hap pozitiv në drejtim të arritjes së konsensusit ndërmjet partive të ndryshme politike në Kuvend. Është thelbësore që të gjitha palët të lënë anësh dallimet politike me qëllim që të konsolidojnë punën në Rregulloren e Kuvendit dhe të kontribuojnë në përforcimin e mëtejmë të institucionit dhe të procesit reformues në përgjithësi. Kuvendi e konfirmoi përkushtimin e vet ndaj implementimit të përfundimeve të procesit të fundit të Dialogut Zhan Mone, që u mbajt në shkurt të vitit 2020.

Gjatë takimit, udhëheqësia e Kuvendit e përfaqësuar nga Kryetari Talat Xhaferi, nënkryetarët Goran Misovski dhe Fadil Zendeli si edhe koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës u inkuadruan në këmbim të frytshëm të qëndrimeve në drejtim të procesit reformues. Kryetari i Komisionit të Çështjeve të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit i Kuvendit, z. Panço Minov si edhe Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, z-nja Cvetanka Ivanova, po ashtu kontribuuan në këtë këmbim pozitiv të opinioneve.

Në fund, eurodeputetët e shprehën mbështetjen e tyre të plotë ndaj udhëheqësisë së Kuvendit në përpjekjet e tyre të zhvillojnë kulturë të dialogut parlamentar dhe të ndërtimit të konsensusit dhe bërjes së reformave institucionale, të duhura për procesin e integrimit të vendit në BE.

Klan Macedonia