Diamanti blu që ka kaluar 300 vite në familjet mbretërore Europiane, është shitur për 6.7 milionë Dollarë në ankandin e zhvilluar në Gjenevë. 

The Farnese Blue është 6.1 karatësh dhe është zbuluar në një minierë në Golconda në Indi.

Ankandi zgjati vetëm 4 minuta dhe shifra e blerjes theu të gjitha pritshmëritë e specialistëve. Ndërsa shtëpia e ankandit nuk bën të ditur emrin e pronarit të ri të diamantit në formën e dardhës, i cili për shumë vite ka qenë guri zbukurues i kurorës së Mbretëreshës së Francës Marie Antoinette.

‘The Farnese Blue’ i ishte dhënë si dhuratë martese Elisabeth Farnese, vajzës së Dukës së Parmës, kur ajo u martua me Filipin e V të Spanjës në 1715. Diamanti kaloi nga gjenerata në gjeneratë duke u zhvendosur nga Spanja në Francë, më pas në Itali dhe Austri.

Klan Plus