Ky diamant blu i përpunuar është më i madhi që ka dalë ndonjëherë në ankand.
Peshon rreth 4.7 gramë dhe është ekspozuar prej të premtes së kaluar nga shtëpia e ankandeve Kristi’s në Nju Jork.
Ankandi do të zhvillohet më 14 Maj në Gjenevë të Zvicrës. Organizatorët presin që çmimi i shitjes të arrijë nga 35 deri 50 milionë Dollarë.
Përveçse është i një lloji të rrallë, diamanti ka edhe disa të veçanta të tjera që ia shtojnë vlerën. Është vendosur në një unazë nga marka e famshme franceze Zhar.
Është hera e parë në 1 shekull që del në shitje dhe kanë kaluar tashmë 3 shekuj që kur është gjetur për të parën herë në minierën Golkonda të Indisë.
Ajo që e bën edhe më të veçantë është se ka variacionin më të errët të blusë që natyra mund të krijojë
Tv Klan