“Kur pashë unazën me diamant thashë po”.

Kështu tha sot në emisionin “Xing me Ermalin” Emina Çunmulaj teksa tregoi për propozimin që miliarderi Sam Nazarian i kishte bërë.

Ajo tregoi se bashkëshorti kishte organizuar një festë për ditëlindjen e saj dhe të nesërmen po ashtu një tjetër festë. Modelja tha se fillimisht Sam kishte nisur t’i shprehë ndjenjat më shumë se zakonisht dhe më pas i kishte kërkuar të martoheshin bashkë.

https://youtu.be/A8MWtqk4RC0?t=5m53s

“Kur unë mbusha 30 vjeç burri im organizoi një festë në Las Vegas. Të nesërmen u ktheva në shtëpi dhe ai kishte organizuar një drekë të bukur, unë isha shumë e lodhur dhe shkova të bëj dush. U vesha me tuta dhe dola.

Burri filloi të më shprehë ndjenjat, por më shumë se herë të tjera dhe më tha: Dua që t’i ndërtojmë të gjitha gjërat bashkë. Dhe unë nisa të qaj dhe nuk po flisja. Dhe ai hapi kutinë dhe kur pashë unazën me diamant thashë: Po, po, po

”, tha Emina.

/tvklan.al