Guri i rrallë është më i madhi i këtij lloji që del në ankand

Një diamant jashtëzakonisht i rrallë, ngjyre rozë e ndezur, pritet të shitet për 38 milionë Dollarë në ankandin që do të mbahet më 11 Nëntor nga shtëpia e ankandeve Sotheby.

Perla ovale, e cila quhet fryma e trëndafilit, frymëzuar nga një balet rus, është më e madhja e këtij lloji që ofrohet në ankand. Vitet e fundit, gurët e çmuar me ngjyra janë kthyer në asete të preferuar nga super të pasurit me një trend që siç thonë ekspertët sa vjen dhe rritet.

Sipas Sothebyt, diamanti prej 14.83 karat, është marrë nga kristali më i madh rozë i gjetur ndonjëherë në Rusi nga prodhuesi rus i diamanteve Alrosa.

Sipas analistëve të fushës, diamantët rozë janë të rrallë dhe estetikisht të vlerësuar shumë nga koleksionistët. Perla do të shfaqet në Hong Kong, Singapor dhe Taipei para se të dalë në ankand në Gjenevë më 11 Nëntor.

Tv Klan