Fabrika e Miellit Diamond, lider në treg për tregtimin e miellit në Shqipëri, rajon dhe më gjerë hedh në treg miellin Azzurra, një produkt i një gjenerate të re që pritet të sjellë ndryshime në industrinë e miellit. Azzurra përfaqëson miellin e cilësisë më të lartë që vjen nga embrioni i grurit, i cili është i pasur me zink, magnez, fibra, vitamina B1 dhe B10.

Gjatë prezantimit të tij presidenti i grupit Agro Blend tha se Fabrika Diamond është prodhuesi i dytë në botë që e hedh në treg këtë risi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët, por edhe me gjerë.

Hedhja në treg e kësaj risie për prodhimin e bukës me embrion gruri vjen pas një pune intensive dy vjeçare kërkimesh e zhvillimi me partnerë gjermanë.

“Familja Ismaili si vizionare e biznesit në Shqipëri bashkëpunon me ne prej më shumë se 15 vitesh. Jemi me fat që jemi partner me ju për të qenë sa më fuqishëm në tregun shqiptar.”

Përdorimi i Azzurrës në prodhimin e bukës dhe produkteve të tjera me bazë miellin sjell disa përfitime në shëndet.

“Mielli na ofron në 3% një minierë të tërë, ofron një tërësi mineralesh dhe vitaminash, për të pasur një imunitet të fortë…”

Produktet e fabrikës Diamond tashmë janë prezente në të gjitha familjet tona, duke sjellë siguri, cilësi, por dhe shumë risi.

Tv Klan