Nëse do duhej të zgjidhnim dy gra që vërtet janë ikonike dhe kanë admirimin e gjithë botës, do të ishin padyshim Dolly Parton dhe Princeshë Diana.

Dolly Parton është një nga muzikantet me një karrierë të papërsëritshme. Janë rreth 25 këngë të saj që kanë mbajtur vendin e parë në listat e muzikës ‘country’ Billboard, më se 40 nominime për Grammy, e 9 çmime Grammy të fituara. Lista e saj e çmimeve përfshin gjithashtu çmime ari, platini dhe multi-platin të certifikuar nga RIAA (Recording Industry Association of America).

Epo, këto janë vetëm disa nga çmimet e shumta që ajo ka marrë. Si një yll i muzikës rock dhe country, Dolly udhëtonte shumë nëpër botë me autobusin e saj, ndër më luksozët që mund të kemi parë. Me divane dhe hapësirë, aq sa 16 njerëz mund të flinin aty. Ekipi i saj e ka shoqëruar në çdo tur. Dolly ka adhurues në të gjithë botën dhe jo më kot! Ajo është e qëndrueshme, e sjellshme dhe shumë e dashur. Pamja e saj e mrekullueshme kombinuar me personalitetin dhe zërin fantastik, e bëjnë atë një grua ikonike.

Dolly është padyshim një nga artistet më të suksesshme të të gjitha kohërave. Albumi i saj i fundit “Better Day” është i 41-ti në numër.

Jeta e saj romantike

Ajo ka pasur një martesë të shëndetshme për më shumë se 50 vite me të famshmin Sylvester Stalllone. Ata luajtën në një film së bashku, “Rhinestones”. Megjithatë, ne nuk dimë shumë për divorcin e tyre, por ata mbeten miq së bashku dhe kjo është e mahnitshme!

Talentet

Dolly nuk ishte e talentuar vetëm në muzikë, ajo ka shkëlqyer në çdo rol në kinematografi.
Ajo ka qenë edhe sekretare ekzekutive, producente diskografike, tekstshkruese, instrumentiste, autore, biznesmene dhe humanitare. Dolly nuk kënaqej vetëm me një gjë, ajo vazhdimisht i ka zgjeruar aftësitë e saj.

Përshembull një ditë ajo vendosi të ndërtojë një park të tërë në Pigeon Forge. Shtëpinë e saj, Dolly e quan ‘Dollywood’ dhe për të është vendi perfekt për të pushuar pasi ka shumë toka përreth.

Fëmijëria

Si ishte fëmijëria e Dolly Parton? A ishte e pasur, a bënte gjithmonë një jetë komode? Jo! Dhe ndoshta është kjo arsyeja e gjithë suksesit të saj. Ajo ishte një nga anëtaret e një familjeje të varfër, por shumë të madhe. Dolly ka 11 motra e vëllezër. Ata s’kishin para, por njëri-tjetrin. Ndoshta ka qenë dhe kjo periudhë ajo që e ka bërë Dolly-n të jetë shumë bamirëse.

Le të ndalemi këtu! A e dini se Fondacioni ‘Dollywood’, i financuar nga fitimet e Parton, ka sjellë vende pune dhe të ardhura në zonat që kishin nevojë për ndihmë? Parton gjithashtu u përpoq shumë për të mbledhur para për shumë kauza të tjera. Kjo përfshin bamirësi si ‘Kryqi i Kuq Amerikan’ dhe bamirësi të lidhura me HIV/AIDS.

Ajo është shumë e bukur!

Parton shpesh tallet me imazhin e saj dhe i përmend pa komplekse ndërhyrjet plastike.

Lista e këngëve të Dolly Parton ka arritur në 960, dhe ajo ka shkruar mbi 1000 këngë! Është një arritje e jashtëzakonshme. Pyesim veten se nga i ka marrë të gjitha ato ide. Ne e dimë që artistët gjejnë frymëzim kudo.

Një nga këngët më të njohura të të gjitha kohërave të Dolly Parton është ‘Jolene’.

Frymëzimi pas këngës ikonë të Dolly Parton u shpjegua në serialin antologjik të Netflix “Heartstrings”. Dolly pranoi se ideja e këngës i lindi kur po performonte në skenë dhe ajo vuri re një vajzë 8-vjeçare që kishte flokë të kuq dhe sy të të gjelbër. Ajo kërkoi një autograf dhe Dolly i tha se ishte vogëlushja më e bukur që kishte parë ndonjëherë dhe e pyeti për emrin. Ajo tha: Jolene! Dhe kaq mjaftoi që Dolly t’i kushtonte këngën e njohur.

Dolly Parton udhëton për turnetë e saj muzikore, megjithatë ajo nuk dëshiron të flejë në hotele. Ajo e sheh qëndrimin në autobusin e saj turistik më të përshtatshëm sesa të hyjë dhe të dalë nga dhomat e hotelit. Shumica e njerëzve po luajnë me idenë për të shitur shtëpinë e tyre dhe për të investuar ndryshe në mënyrë që të eksplorojnë ‘botën me rrota’.

Në daljet e saj televizive, Dolly Parton nuk i ndan batutat nga komunikimi i saj, qoftë për fëmijërinë apo familjen. Ajo kujton se nuk kishin energji elektrike në atë kohë dhe ajo vraponte pas xixëllonjave që t’i fuste në kavanoz e më pas në dhomën e gjumit.

Të gjithë e dimë se kush është Miley Cyrus, por a e dini se ajo ka një kumbarë të famshme? Po, Dolly Parton është kumbara e saj!

Dolly edhe pse tani është në të 70-at, është e pandalshme! Ajo vazhdon të bëjë muzikë, turne nëpër botë dhe përcjell shumë energji, si të ishte vetëm 20 vjeç. Një diva e vërtetë!

– Diana, Princesha e Uellsit

E ndjera Diana, Princesha e Uellsit, ishte një anëtare e familjes mbretërore britanike. Ajo ishte gruaja e parë e Charles, Princit të Wellsit, dhe nëna e dy djemve të tij Princi William dhe Princ Harry.

Diana cilësohet ndryshe si ‘Princesha e Popullit’ për shkak të punës së saj të palodhur ndaj njerëzve në nevojë e jo vetëm. Ajo u bë një ikonë ndërkombëtare, gjë që e ndihmoi të fitonte një popullaritet të qëndrueshëm.

Martesa

Jeta e saj private e trazuar e vuri ‘në monitor’. Miqësia e saj me Charles kaloi në lidhje romantike në vitin 1981.

Si Princeshë e Wellsit, Diana ndërmori shumë detyra mbretërore në emër të Mbretëreshës dhe e përfaqësoi atë në funksione të ndryshme. Media i pasqyroi të gjitha bamirësitë e saj.

Diana e bija e Edward John Spencer dhe Frances Roche ishte e katërta në mesin e pesë fëmijëve. Edward dhe Frances u martuan në vitin 1954 dhe u ndanë në vitin 1969. Kjo ndarje e shqetësoi thellë Dianën dhe ajo nuk mundi ta pranonte kurrë si fakt. Frances u martua me Peter Shand Kydd dhe Lord Spencer u martua me Raine McCorquodale në 1976.

Edhe pse një princeshë, Diana gjithmonë preferonte të shkonte përtej normave. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për betimet e saj të martesës. Në dasmat mbretërore zakonisht lexohen betimet tradicionale mirëpo, Diana zgjodhi t’i bënte gjërat ndryshe dhe hoqi fjalën “bindje” nga betimet e saj të dasmës. Kjo gjë rezultoi mjaft tërheqëse për britanikët dhe në fakt Kate e William e ndoqën si gjë edhe në dasmën e tyre të vitit 2011.

Kishte pak ndryshime në pamjen e Dianës pak para dasmës së saj me Charles. Njerëzit supozuan se ajo po humbiste peshë vetëm sepse ishte pak e tensionuar. Por, ndoshta nuk ishte kështu. Diçka ndodhi mes Charles dhe Dianës që e bëri atë të humbiste kilogramët në mënyrë drastike.

Sipas pamjeve të publikuara në atë kohë, ekziston një moment kur Charles  e kap Dianën nga beli dhe i vë në pah dhjamin e tepërt aty. Kjo ka qenë ndoshta arsyeja pse Diana kishte një çrregullim të të ngrënit. Ajo dukej mjaft e dobët ditën e dasmës.

Princesha Diana ishte një nënë e mrekullueshme për dy djemtë e saj, William dhe Harry. Ajo bënte udhëtime të shpeshta në vende të ndryshme të botës për të shijuar disa momente të qeta dhe argëtuese me familjen e saj.

Gjatë një udhëtimi me Princin William dhe Princin Harry në vitin 1991, Diana iu lut paparacëve që t’i linin vetëm. Në këtë foto, shihni treshen duke shijuar një moment nën diell në Austrinë me borë. Harry ishte vetëm 9 vjeç në foto dhe sa bukur duken djemtë këtu!

Charles dhe Diana kishin një romancë të stuhishme.

Martesa pasoi menjëherë pas në Katedralen e Shën Palit në 1981. Shumë besojnë se dyshja u martuan shumë shpejt dhe ndoshta kjo ishte arsyeja që gjërat filluan të shkatërroheshin.

Dasma

Dasma e Charles me Dianën mori vëmendjen e gjithë botës. Ishte ekstravagante, aq sa u shpall festë kombëtare. Festa kombëtare u zhvillua më 29 korrik 1981. Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar morën pjesë në ceremoni dhe mezi prisnin të shihnin princeshën.

Ishte ngjarja e dekadës dhe të gjithë donin të ishin pjesë e turmës. Por, a ishte një ex i Charles në dasëm? Po! Dhe Diana ishte e vetëdijshme.

Përpara se Diana të bëhej pjesë e familjes mbretërore, ajo ishte një vajzë mjaft e thjeshtë dhe e talentuar në muzikë, kërcim dhe sport. Në vitin 1978, ajo u zhvendos në Londër, ku filloi të punonte.

Ajo është një nga nuset e para mbretërore që kishte të ardhura para se të fejohej. Ajo ka punuar edhe si ndihmës-mësuese në kopsht. Diana kishte një identitet të sajin përpara se të bëhej pjesë e familjes mbretërore. Nuk është çudi, të gjithë e donin, pasi edhe pasi ishte pjesë e familjes mbretërore, ajo qëndroi miqësore dhe e dashur.

Pas një martese spektakolare, pati probleme në martesën e Princeshës Diana dhe Princit Charles.

A ishin vërtet të dashuruar? Epo, hamendjet ishin të shumta për këtë.

Ishte e trishtueshme, që një lidhje e synuar për një histori të përjetshme dashurie nuk doli të ishte ashtu siç mendonin të gjithë. Ndonëse Diana buzëqeshi tërë kohës në ditën e saj të madhe, një mjerim po e përpinte nga brenda.

Në një video, Diana dëgjohet duke thënë se dasma ishte dita më e keqe e jetës së saj. Dhe me këtë normalisht ajo i referohej lidhjes së Charles me Camilla Parker.

Ishte shumë e qartë se investimi i saj në këtë marrëdhënie ishte i kotë.

Edhe lajmi që Diana dhe Charles ishin kushërinj të largët ‘mori dhenë’. Princi dhe Princesha e Wellsit ishin kushërinj të 16-të. Kjo është diçka që i tronditi disi njerëzit në mbarë botën. Megjithatë, nuk e dimë nëse kjo ka ndodhur për herë të parë në familjen mbretërore apo incidente të ngjashme kanë ndodhur në të kaluarën. A ishte e gabuar që ata të investonin në këtë martesë?

Sharmi i saj ishte i pakrahasueshëm, çdo mashkull do dashurohej me të, por vetëm Charles nuk e kuptuam kurrë te kjo pjesë.

Veç bukurisë, Diana kishte një zemër të bukur! Ajo ndihmonte shumë njerëzit në nevojë, ajo madje ka vizituar viktimat e minave tokësore në Angola në vitin 1997. Diana ishte frymëzim për shumë njerëz dhe kishte shumë arsye.

Për shembull, kjo është një nga fotot e fundit të ‘Princeshës së Popullit’ para vdekjes së saj.

Përplasja me makinë që e la të vdekur ndodhi pak ditë më vonë. Ky ishte një incident vërtet i pafat për të cilin bota ende mban zi.

Por ajo la pas dy djemtë e saj të cilët padyshim e kanë trashëguar mirësinë e saj./tvklan.al