Diana do të festonte sot ditëlindjen, por vëllai i mori asaj jetën…


Diana do të festonte sot ditëlindjen, por vëllai i mori asaj jetën…

20:35 07/06/2021

Kjo që shihni në foto është Diana Vukaj. Këtë të hënë ajo do të festonte ditëlindjen e saj të 58, por në vend të festës, familjarët e saj sot janë në zi, sepse Diana nuk jeton më.

Trupi i saj i pajetë u zbulua mbrëmjen e së dielës në dhomë të gjumit, aty ky u ekzekutua me armë zjarri të paktën dy ditë më parë. Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës dhe autor i këtij krimi të rëndë është vëllai i 58-vjeçares, Fabian Vukaj.

I arrestuar nga policia menjëherë pas zbulimit të trupit të pajetë të gruas, 55-vjeçari e pranoi krimin.

Diana kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ku jetonte. Ishin të afërm të saj, të cilët duke qenë se prej 3 ditësh nuk komunikonin me gruan, njoftuan policinë.

Fabian Vukaj dyshohet se ishte i dehur kur nisi të debatonte me të motrën dhe shkak dyshohet se u bënë paratë. 58-vjeçarja kishte porositur mobilie për shtëpinë e pushimit që kishte në Velipojë, por vëllai i saj duket se nuk ishte dakord dhe kërkonte që këto para t’ia jepte atij./tvklan.al






Të ngjashme