Këngëtarja u kushton këngën “Thank you” fansave që i dhuruan dashuri gjatë karrierës se saj

Këngëtarja amerikane Diana Ross ka shprehur  mirënjohjen e saj në single-in e ri ‘Thank You’  nga albumi i saj i parë në 15 vite .

Ross, ish-këngëtarja kryesore e grupit jashtëzakonisht të suksesshëm të Motown Records, Supremes, regjistroi këngët në studion e saj diskografike gjatë pandemisë Covid-19.

“Ky koleksion këngësh është dhurata ime për ju me shumë  vlerësim dhe dashuri. Unë jam përjetësisht mirënjohëse që pata mundësinë për të regjistruar këtë muzikë të lavdishme në këto kohë,” tha 77-vjeçarja  në një deklaratë.

Kënga Thank You është një nga 13 këngët e tjera  të albumit të  ri, i cili do të publikohet në vjeshtë të këtij viti. Ross bashkë-shkroi këngët me autorë dhe producentë  të njohur si Jack Antonoff, Jimmy Napes dhe Spike Stent.

Ky album është i pari i Ross pas atij  të vitit 2006. Ai përshkruhet si “një mesazh i fuqishëm muzikor , i dashurisë dhe bashkësisë .

Klan News