Portieri: Kam marrë ftesë edhe nga Kosova e Shqipëria
Portieri Diant Ramaj tha për mediat holandeze se ka marrë ftesë nga Kosova dhe Shqipëria, por ai është në pritje të Gjermanisë.
22-vjeçari i lindur në Shtutgart, por me prindër nga Kosova dhe që luan tek Ajax ka qenë më parë pjesë e përfaqësueseve gjermane të moshave deri tek U20.
Ramaj pranon se do të bëjë një zgjedhje por për këtë nuk do të nxitohet.
Diant Ramaj: Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. Unë thashë se më duhet kohë, edhe sepse shpresoj dhe pres Gjermaninë.
Diant Ramaj thotë se Gjermania ka portierë të mirë dhe me përvojë, por që janë mbi 30 vjeç, ndërsa përfaqësuese të tjera kanë edhe më të rinj.
Ramaj u transferua verën e kaluar nga Eintracht Frankfurt tek Ajax, duke firmosur deri në 30 qershor të 2028.
Tv Klan