Diaverum International: Raportime dezinformuese në media

Diaverum International: Raportime dezinformuese në media

19:54 18/09/2019

Reagimi lidhur me hyrjen e mundshme në tregun shqiptar

Raportime dezinformuese i ka cilësuar Diaverum International lajmet e fundit që janë publikuar në disa portale në Shqipëri, lidhur me blerjen e mundshme nga Diaverum International AB të “DiaVita” Shpk, pronësisë dhe statusit të Diaverum International. Nëpërmjet një reagimi zyrtar, drejtuesit më të lartë të grupit se Diaverum International është një degë tërësisht në pronësi të Diaverum Group, i cili ka mbi 11,000 punonjës dhe 35,000 pacientë në 20 shtete në katër kontinente.

“Duke qenë se Diaverum International është një kompani brenda Grupit Diaverum, ajo nuk ka asnjë punonjës ose fluks të pavarur të ardhurash. Këto lloj strukturash janë tipar i zakonshëm brenda grupeve ndërkombëtare dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë që Diaverum International është një kompani “fantazmë” ose “guackë”, ose të mos jetë nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e plotë të Grupit Diaverum – Bordi i tij i Drejtorëve përfshin Drejtorin Ekzekutiv, Drejtori i Përgjithshëm i Financave, dhe Drejtori i Bordit i Grupit Diaverum”.

Po duke iu referuar reagimit zyrtar, Grupi Diaverum bën me dije se ofron kujdes të klasit të parë për dializën dhe ka bërë disa hyrje të suksesshme në tregjet e reja, duke përfshirë: Brazilin, Maqedoninë e Veriut, dhe Arabinë Saudite.

“Në secilin treg që Diaverum ka hyrë, ne krenohemi të përmirësojmë ndjeshëm rezultatet e pacientëve dhe të fitojmë besimin e shoqatave të pacientëve dhe të autoriteteve të kujdesit shëndetësor. Ne jemi të bindur që ky do të jetë rasti edhe për Shqipërinë pas blerjes sonë të parashikuar të DiaVita, dhe natyrshëm do të ofrojmë mbështetjen e plotë të të gjithë Grupit Diaverum për të mundësuar që DiaVita të ofrojë përkujdesje cilësore për pacientët e saj si dhe të përmbushë detyrimet e saj ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

Diaverum është një ofrues global i kujdesit renal me fokus pacientët. Sipas të dhënave të bëra publike nga ky grup, përvoja e tyre në kujdesin renal daton më shumë se 25 vjet më parë, kur u krijuar klinika e parë e dializës, nën emrin e mëparshëm Gambro Healthcare, duke përcaktuar edhe rrënjët suedeze.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT