Brahim Diaz pritet të kthehet te Real Madrid në fund të sezonit

Diaz që momentalisht është pjesë e Milanit, ka patur një fillim premtues  me Rossonerët, kur u bashkua me ta verën e kaluar dhe kjo gjë thuhet se e kishte bindur Milanin për të negociuar lëvizjen e tij të përhershme në San Siro.

Por mediat raportojnë se e ardhmja e 21-vjeçarit te Milani tashmë është në dyshim.

Nëse Hakan Calhanoglu rinovon kontratën e tij me Milan, Brahim me shumë mundësi do të kthehet te Real Madrid në fund të këtij sezoni.

Rossonerët po kërkojnë gjithashtu një anësor të ri sulmues me Florian Thauvin i cili mbetet në radarët e tyre. 

Klan News