Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Topojan të Bulqizës, në rrethin e Dibrës, ku një fëmijë 3 – vjeçar është goditur me sëpatë në kokë.

Rreth orës 13:30 në Urgjencën e Spitalit të Peshkopisë është paraqitur me dëmtime të rënda në kokë, fëmija me inicialet M.Ç, 3 – vjeç.

Nga hetimet paraprake të kryera nga policia rezulton se babai i fëmijës së dëmtuar, duke prerë dru, në mënyrë aksidentale ka lënduar fëmijën e tij.

3 – vjeçari është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë./tvklan.al