Dibër-Një i ri është plagosur me sende të forta në fshatin Deshat. Sipas policisë mësohet se i plagosuri është 30-vjeçari me inicialet J.B, i cili u transportua me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar. Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake dyshohet se dy shtetas për motive ende të pa qarta.

Janë shoqëruar në ambientet e policisë disa persona që mund kenë dijeni për ngjarjen.

Nga ana e Policisë janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes për të cilët po punohet për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

/tvklan.al