Policia e Dibrës gjatë orëve të natës, ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e vendodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes ndodhur në datë 30.09.2018. Në pranga ka rënë Aleksandër Balla, 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla( i arrestuar) kanë vrarë me thikë Idajet Zogun, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”./tvklan.al