Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Fushë-Lurë, në Dibër, gjatë orëve të natës.

Ndriçim  Cuku, 30 vjeç,  banues në fshatin Lurë e Vjetër, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover” me targa KR 6461 A në vendin e quajtur Fushë- Lurë, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen pasagjeri Fatjon Kaçi , 26 vjeç,  banues në Lurë.

Forcat e policisë kanë shkuar në vend ngjarje ku kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit për në Komisariatin e Policisë Dibër.

Grupi hetimor  po kryen veprimet në vend ngjarje për të përcaktuar shkakun e daljes nga rruga të automjetit./tvklan.al