Dibra ka çelur dje zyrtarisht sezonin turistik. Në Bulevardin “Elez Isufi” ishin vendosur prodhuesit bujqësorë ku reklamonin produktet e tyre natyrale dhe plot shije të kësaj krahine.

Panairin e vizituan Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku, ajo e Bujqësisë Frida Krifca. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Bashkisë, Rahim Spahiu dhe më pas ministrja Balluku e cila theksoi se qeveria po mbështet zhvillimin e turizmit në Dibër.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca shprehu gatishmërinë për të mbështetur agroturizmin dhe agropërpunuesit me qëllim që prodhimet e famshme të Dibrës të mos ngelen pa shitur.

Gjatë gjithë fundjavës përveç panairit me prodhimet vendase do të zhvillohen aktivitete të shumta, koncerte me këngëtarë të njohur do të mbushin dy ditët në vijim si dhe do të organizohen ture të ndryshme në destinacione turistike në krahinën e Dibrës.

Klan News