Robotët e seksit papritur mund të mos funksionojnë siç duhet dhe mund të sulmojnë partnerin e tyre, duke u kthyer në rrezik për njerëzit.

Paralajmërimi vjen nga eksperti Brick Dollbanger, i cili punon për kompaninë e prodhimit të robotëve seksualë, Realbotix. Sipas tij, një gabim i thjeshtë në kodimin e tyre, mund t’i kthejë robotët kundër njerëzve.

Duke folur për Daily Star ai tha: “Më frikëson për vdekje si ide. Është një makinë dhe do të jetë gjithmonë e tillë. Nuk do të jetë diçka që mund ta godasësh me një send të fortë dhe do të mund të thyhet. E kam thënë gjithnjë që kur një robot të jetë në gjendje që të mbështesë veten, atëherë do të bëhet shumë më i fortë se një njeri normal”.

Teknologjia e robotëve të seksit po avancon me hapa të shpejtë. Aktualisht Realbotix është duke punuar për t’i pajisur këta robotë me shikim dhe ekspertët paralajmërojnë se do të jenë mes nesh brenda një dekade.

Cloud Climax, një tjetër kompani prezantoi kukullën e saj të parë me inteligjencë të plotë artificiale, me premtimin që do të “zëvendësojnë intimitetin njerëzor”.

Disa besojnë se robotët në një të ardhme do të mund të përdoren edhe për të kolonizuar Marsin./tvklan.al