Skuadra e Superligës afron një italian
Diego Longo është trajneri i ri i Kukësit. Italiani u zyrtarizua nga skuadra e Superligës dhe do të prezantohet të premten.
Longo ka qenë ndihmës i Mirçea Luçeskut te Dinamo e Kievit, por edhe pjesë e stafit të përfaqësueses së Rumanisë.
Diego Longo zëvendëson Mirel Josën që u largua në fund të sezonit të kaluar.
Tv Klan