Java e fundit e Korrikut do t’i kushtohet punës dhe dashurisë. Shenat do të merren me aspektin profesional dhe njëkohësisht do t’i jepen zjarrit të ndjenjave, flirteve dhe takimeve që mund të rikthejnë persona të së shkuarës. Astrologia Krisanthi Kallojeri, në parashikimin e saj për “Shije Shtëpie” në Tv Klan shprehet se datat më të favorizuara janë 27-29 Korrik.

Krisanthi Kallojeri: Një javë interesante, është java e fundit e muajit dhe një javë para hënës së plotë që do të zhvillohet në datën 1 Gusht kështu që jemi në fund të disa gjërave dhe në fillim të disa gjërave të  tjera. Të kujdesshëm sot, mund të kërkojmë gjëra, mbështetje që nuk do të realizohen ashtu siç ne do të  duam. Nga ana tjetër, nesër por edhe sot përdorni më mirë fjalën, evitoni konfliktet, nuk ka nevojë të jeni shumë të çiltër dhe t’i thoni gjërat troç se ndonjëherë kjo plagos të tjerët.

Përfitoni nga data 27 dhe 27 për takime sentimentale në jetën personale por edhe për të zgjidhur çështje në fushën financiare si dhe të së kaluarës. Nga data 29 komunikimi do të jetë më praktik dhe jeta e përditshme do të rrjedhë në përmasat siç duhet të jetë. Do të jemi pak më të nxituar gjatë verës ndaj duhet të jemi sa më të planifikuar që të evitojmë gabimet dhe në datën 31 do të kemi mundësi të udhëtojmë ose të arrijmë një fitore.

Dashi – Sot kujdes ju të lindurit në ditën e fundit të shenjës pasi do të përballeni me probleme që  prekin lidhjet tuaja ose një problem familjar. Që nesër klima ndryshon  dhe bëhet më e bukur, do të  keni mundësi të pushoni, të krijoni, të argëtoheni, të takoni njerëz të dashur, madje do të keni lajme të papritura dhe takime të këndshme rreth datës 27-28. Një takim me një të dashur nga e kaluara, një person të familjes tuaj nga e kaluara, ose të bisedoni një çështje financiare investimi që ju ka preokupuar edhe në të kaluarën. Kujdes në zgjedhjet që do të bëni në çdo drejtim, kujdes në sferën financiare, do të vazhdoni të keni përfitime deri në pjesën e parë të 2024 por ju duhet të jeni parashikues gjatë periudhës së verës.

Demi – Një takim do të keni sot dhe ky takim do të jetë mbështetje në planet tuaja. Që nesër fillon një periudhë ku mund të përqendroheni më tepër te vetja, të bëni një introspektim se çfarë keni arritur dhe bërë, të përqendroheni te familja e shtëpia, të takoni njerëzit e familjes sepse jeni larg, është verë dhe mund të bëni pushime pranë tyre. Mos humbisni kontrollin e fjalës dy ditët e para të javës dhe dëgjoni me vëmendje të tjerët. Një takim të këndshëm do të keni rreth datave 27-28 Korrik, mund të takoni një familjar nga e kaluara ose një person në një ambient shumë intim. Nga data 29 Korrik, edhe pse mund të jeni me pushime, mund të realizoni më mirë dhe t’i përkushtoheni planeve tuaja në lidhje me të ardhmen, jetën personale ose profesionale. Çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët do të marrin rrugëzgjidhje.

Binjakët – Rezultatet e një çështjeje financiare ndoshta nuk do t’ju pëlqejnë sot ose do ju duhet të keni një shumë parash për të zgjidhur një problem që ju ka shqetësuar. Nga ana tjetër, që nesër do të takoni miq, shokë gjatë gjithë javës dhe ndoshta disa nga këto takime do t’ju befasojnë. Rreth datave 27-28 do të bëni një udhëtim. Këtë udhëtim mund ta bëni me një mik, një person të preferuar tuajin dhe ndoshta të takoni njerëz nga e kaluara, që keni kohë pa i parë përmes këtij udhëtimi. Nga data 29 do të përqendroheni më tepër te vetvetja, në anën e brendshme, te familja, shtëpia dhe të zgjidhni probleme lidhur me to.

Gaforrja – Një pengesë do të hasni sot në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet  tuaja, kryesisht të lindurit në ditën e fundit të shenjës. Që nesër përqendrohuni më tepër në sferën financiare pasi kjo do jetë tema kryesore e periudhës që do të vijojë në Gusht si dhe në sigurinë e brendshme që keni nevojë. Në datën 24 dhe 28 do të shpenzoni më tepër për një event ku doni të shkoni dhe disa prej jush do të kenë një ndihmë, mbështetje që do të vijë nga familja ose rrjeti social. Nga data 29 favorizohen udhëtimet, por krijohen kushtet për të promovuar punën tuaj, për të arrritur synimet ju që nuk do të shkoni akoma me pushime.

Luani – Që sot pasdite dielli kalon në shenjën tuaj dhe do të jeni akoma më solarë se sa jeni. Është një muaj ku mund të përqendroheni te vetja dhe të arrini ato që dëshironi ose realizoni. Nesër mos hyni në debat me eprorët, mos kërkoni gjëra, nëse doni të kërkoni diçka, të zgjidhni çështje nga e shkuara që ju shqetësojnë ku mund të përfitoni nga data 27-28. Nga data 29 e muajit puna juaj do të shpërblehet dhe frytet e punës do t’i shikoni në portofolin dhe xhepin tuaj. Paralelisht, do të keni mundësi të menaxhoni akoma më mirë sferën financiare.

Virgjëresha – Është momenti të shkoni me pushime, të relaksoheni dhe të udhëtoni. Nga ana tjetër, do  të jeni shumë aktivë pasi dhe Marsi e Mërkuri, i cili do të kalojë në shenjën tuaj në datën 29 kështu që  ndoshta do të jeni me një këmbë me pushime dhe tjetrën në punë, ndaj duhet t’i kombinoni këto gjëra. Kjo javë ju premton takime, biseda intime lidhur me jetën personale ose biseda diskrete lidhur me një çështje financiare që mund t’ju preokupojë, kryesisht rreth datave 27-28. Në datën 29 do të jeni vetvetja, do të fokusoheni më tepër te puna, realizimet tuaja dhe do t’i kombinoni me pushimet. Arritjet tuaja janë të garantuara, duhet të përfitoni nga kjo periudhë dhe do të keni një udhëtim të këndshëm, për studime, çështje pune ose thjesht për pushime ndërkohë që mund të keni një fitore dhe një arritje në fund të muajit.

Peshorja – Që sot do të jeni akoma më të aktivizuar në jetën tuaj sociale, do të merrni pjesë në party e evente ose në një projekt, një punë kolektive. Një mbështetje që mund të kërkoni sot ose nesër nuk përjashtohet mundësia të mos realizohet ashtu siç dëshironi ju. Takime do të keni shumë, madje rreth datës 27-28 mund të takoni ish të dashurin nga e kaluara diku jashtë ose një mik që keni kohë pa e parë i cili do ju servirë diçka të dobishme për planet tuaja. Gjithsesi, duhet të jeni shumë socialë, të mos mbylleni në vetvete dhe të evitoni keqkuptimet se do të keni gjatë kësaj periudhe. Do të keni një mbështetje financiare në fund të muajit dhe nga data 29 përpunoni dhe organizoni planet tuaja, por evitoni prapaskenat dhe implikimin në to.

Akrepi – Që sot fillon një periudhë shumë aktive për fushën tuaj profesionale, karrierën, jetën sociale. Diskutoni me qetësi problemet që keni sidomos në dy ditët e para të javës dhe evitoni kokëfortësinë që ndonjëherë ju kap. Çështje që ju prekupojnë këto ditë dhe veçanërisht nga e kaluara mund t’i zgjidhni por njëkohësisht mund të ristabilizoni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që kanë pasur probleme ose t’i ritkheheni një bashkëpunimi të së kaluarës prej të cilit mund të përfitoni gjatë periudhës në vijim. Do të zgjidhni një çështje pune rreth datave 27-28 përmes një takimi që do të keni dhe nga data 29 do të jeni më socialë, më të aktivizuar në rrjetin tuaj, do të përfitoni, do të gjeni mbështetjen e duhur në planet tuaja. Një bashkëpunim një lidhje personale mund të realizoni në fund të muajit.

Shigjetari – Një periudhë e bukur, aktive fillon që sot pasdite e nesër më tepër për ju. Një periudhë ku keni mundësi të udhëtoni, të përjetoni peripeci, të bëni pushime por paralelisht të jeni të fokusuar edhe  në fushën profesionale, sidomos pas datës 29 ku mund të zgjidhni çështje që ju shqetësojnë dhe të organizoni në mënyrë që të keni një jetë të përditshme më të qetë, më praktike dhe më rezultative në sferën financiare për ju. Në fund të muajit do të arrini një sukses në fushën profesionale dhe në jetën e përditshme.

Bricjapi – Sfera financiare do të jetë një nga preokupimet kryesore të periudhës që vijon. Do të keni mundësi të përfitoni nga të tjerët duke iu ofruar shërbime, por do të jeni të preokupuar me gjetjen e të ardhurave për realizimin e një investimi, blerjen e një shtëpie. Gjatë kësaj periudhe, dëshirat dhe nevojat tuaja më të thella do të jenë më të mëdha, më të theksuara dhe në qoftë se doni të veproni në fushën financiare, duhet të dini të dalloni cilat janë të realizueshme dhe të dini ku janë kufijtë. Fundi i javës ju premton një udhëtim ose një fitore, sukses në planet tuaja.

Ujori – Që sot pasdite,marrëdhëniet e bashkëpunimet do të jenë akoma më tepër në qendër të vëmendjes tuaj ku do të keni shanse unike, keqkuptime por edhe rikthimin e të kaluarës. Nëse ju doni,  mund t’i riktheheni një marrëdhënieje të së kaluarës dhe të reflektoni mbi të, por nuk është nevoja të merrni vendime përfundimtare tani. Nga ana juaj, do të jeni më pretendues dhe kërkues gjatë kësaj periudhe ndaj duhet të ruani ekuilibrin në këtë fushë. Çështje lidhur me pronën, ekonominë, familjen, shtëpinë tani keni mundësi që t’i zgjidhni, t’i vini përpara dhe në fund të muajit do të keni një sukses në realizimet që doni të bëni.

Peshqit – Jeta juaj e përditshme do të jetë mjaft aktive, me flirt, dashuri dhe realizime. Do të ndani momente me të dashurin, partnerin tuaj gjatë gjithë ditës dhe disa do të keni takime që do ju befasojnë ose të nisni një flirt që mund të kalojë në një lidhje. Ekziston mundësia që kjo të ndodhë në datat 27-28.  Marrëdhëniet dhe bashkëpunimet do të jenë një nga temat e periudhës dhe mirë është të dini t’i mbroni deri në fund të Gushtit, por nga data 29 Korrik ju ofrohen më tepër shanse për një bashkëpunim ose një  lidhje afektive në fund të muajit./tvklan.al