Tiri Gjoci është një këngëtar mjaft i njohur për publikun, veçanërisht për performancat live. Baladat janë zhanri i tij i preferuar, teksa çdo projekt e kuron deri në detaje.  

Ish-Lider i grupit “Bon Bon Band” nga 2007 deri në vitin 2014 ka realizuar këngët: “Do të vish”, “Humbur”; “Me ty”. Pas suksesit me këngën “Zemër” që u lançua ne muajin Maj të këtij viti, vijoi më pas me këngën “Kujtimet”.

Së fundmi, ai ka publikuar edhe produksionin e ri muzikor “Diell”. I ftuar në programin “Rudina”në Tv Klan, Gjoci ka folur për projektin e ri por jo vetëm.

Në studio, ai nuk ka ardhur vetëm, por ka marrë me vete edhe kitarën, miken e tij të pandarë që e shoqëron gjithkund dhe me anë të së cilës ai ka arritur të kompozojë edhe pjesën më të madhe të këngëve të publikuara.

Kënga e tij më e fundit “Diell”, është një baladë dhe ka një mesazh shumë të fortë dhe të bukur që si pikënisje i kushtohet një personi që nuk jeton më.

Mua më ka ndodhur që për fatin tim të keq, im atë nuk jeton më dhe kjo ka qenë një pikënisje për të shkruar “Diell”. Megjithatë mendova që ky të ishte një material gjithëpërfshirës për të mos e lënë vetëm në kornizat e një personi që nuk jeton më. Dielli ka qenë dëshmitar, ka qenë ai me të cilin unë komunikoja, flisja. Sigurisht në një komunikim sureal, por që ishte aty gjithmonë”./tvklan.al