Diellza Kolgeci: Të nesërmen pas lindjes kam shkuar në emision

Posta

Diellza Kolgeci: Të nesërmen pas lindjes kam shkuar në emision

18:53 16/10/2019

“Jeta ime ndryshoi pas lindjes së Helenës”

Diellza Kolgeci është ish-miss Kosova e vitit 1996. Ajo është një modele mjaft e dashur jo vetëm për publikun në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Diellza është e martuar me Fisnik Rugovën, një basketbollist profesionist që luan për Prishtinën dhe Kombëtaren e Kosovës. Kolgeci dhe Fisniku janë prindër të një vajze 5 muajshe. Vajza quhet Helena Rela Rugova.  

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Diellza Kolgeci ka treguar për këtë përvojë të bukur, si ka ndryshuar jeta e saj tani që është nënë, por edhe detaje të tjera interesante rreth jetës familjare dhe profesionale.

Ka qenë një lindje normale. Pas lindjes, modelja tregon se është duke përjetuar momentet më të bukura, por e pranon se ka qenë një fillim i vështirë dhe i mbushur me stres.

Mami më ka ndihmuar shumë dhe gjatë shtatzënisë, por edhe deri sa ka mbushur Helena 3 muaj e gjysmë kam qëndruar tek mami. Kur shkuam në bregdet, ajo ishte shumë e vogël, ishte 2 muajshe e gjysmë dhe e mora me stres. Nuk kam fjetur fare në bregdet, sepse kur dëgjon viruse, temperatura e lartë. Me të vërtetë e mora shumë me stres, por e kam mbajtur veten, të jem më e qetë për shkak të Helenës, se bebi e kupton dhe kur njëri është pa gjumë bëhet dhe nervoz dhe e ngre ndonjëherë zërin”.

Diellza tregon se ajo menjëherë pas lindjes ka qenë aktive dhe nuk ka qëndruar në shtrat për të pushuar aspak.

Si kam dalë nga spitali, të nesërmen kam shkuar në emision, për shkak të maratonës dhe kur më ka parë mami, se ka qenë herët në mëngjes dhe Fisi ka qenë aty. S’ka mundur ta besojë dhe tha ‘ A je ti mirë , a je normal.’ Kam qenë direkt, menjëherë kam shkuar”.

Modelja e njohur tregon se deri në ditën e lindjes ka patur ato baticat dhe zbaticat e shtatzënisë, por asnjëherë nuk i ka treguar dhimbjet dhe nuk është ankuar tek të tjerët.

Asnjëherë nuk jam ankuar tek të tjerët sepse besoj që nëse ankohesh të rritet dhimbja edhe më shumë. Jam munduar të jem aktive dhe nëse kam pasur ndonjë dhimbje, jam ulur kam pushuar dhe kam vazhduar. Deri ditën e lindjes jam marrë edhe me punime tek shtëpia”.

Diellza rrëfen se në momentin kur ka kuptuar që ishte shtatzënë, ka dashur shumë të ishte vajzë, edhe pse ndiente se ishte djalë.

Shumë kam patur dëshirë, ndoshta se më ka munguar motra, jam rritur me vëllezërit, i dua shumë jam shumë e lidhur me ta, por motra është motër. Kam lakmuar shumë shoqet që kishin motra. Kur kam shpërthyer tullumbacen, kam patur shumë ndjenjën se do ishte djalë. Nuk e di pse, por kur pashë, thoja mos kanë bërë shaka, jam emocionuar shumë”.

Emocionet kur ka sjellë në jetë Helenën kanë qenë shumë të mëdha sa nuk ka mundur të nxjerrë dot as lot.

Emri i plotë i vajzës është Helena Rela Rugova sepse Diellza donte shumë që të kishte inicialet e prindërve.

Unë kam qenë e lidhur me babin dhe ai më thoshte ’kam dhënë gjithçka të të shihja ty nesër me vajzë’, sepse e dinte që i doja shumë vajzat dhe unë i thoja ‘prit edhe pak, deri para të 40-ve nuk kam ndërmend njëherë. Babi ka ndërruar jetë dhe nuk ka mundur të shikojë këtë lumturinë time”.

Diellza më tej shprehet se Helena është një fëmijë i buzëqeshur dhe i pëlqen të dëgjojë përralla. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi