Dieta 3 ditore që ju bën të humbisni peshë dhe të rrisni shëndetin e zemrës suaj



Dieta 3 ditore që ju bën të humbisni peshë dhe të rrisni shëndetin e zemrës suaj

23:06 07/10/2020

Humbja e peshës nuk është kurrë e lehtë. Ka shumë dieta që qarkullojnë në internet, por nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, ndjekja e tyre mund t’ju bëjë më shumë dëm sesa t’ju sjellë dobi.

Po nëse ekziston një dietë që ju ndihmon të humbni një sasi të konsiderueshme të peshës duke rritur gjithashtu shëndetin e zemrës?

Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë, apo jo? Epo, një dietë e tillë ekziston vërtet. Po flasim për dietën kardiake. Njihet gjithashtu si dieta Birmingham sepse, sipas thashethemeve, ajo e ka origjinën në Universitetin e Alabama-Birmingham.

Ndiqeni këtë dietë për tre ditë dhe do të vini re direkt ndryshimin. Një gjë shumë e mirë është se ju do rrisni edhe shëndetin e zemrës tuaj në të njëjtën kohë. Është një dietë e thjeshtë megjithëse disa njerëz ankohen se është mjaft kufizuese.

Nëse mbani këtë dietë, do t’ju duhet të ushqeheni me shumë fruta dhe perime, drithëra, mish shpendësh dhe peshk dhe të shmangni yndyrnat e ngopura, yndyrnat trans, natriumin dhe sheqerin e tepërt.

Si të ndiqni këtë dietë

Kjo është një dietë e thjeshtë që mund t’ju ​​ndihmojë të humbni më shumë se 4 kilogramë në vetëm 3 ditë. Ju duhet të hani vetëm ushqime të caktuara për 3 ditë rresht. Për 4 ditët e mbetura, ju mund të hani çfarë të dëshironi. Duhet ta përsërisni ciklin çdo javë derisa të arrini peshën tuaj perfekte. Ekzistojnë rregulla në lidhje me ushqimet qw do konsumoni në çdo vakt dhe ekziston një kufizim në sasinë që mund të konsumoni. Nuk duhet të bëni asnjë përjashtim. Numri i kalorive është 800 deri në 1000 kalori në ditë gjatë 3 ditëve.

Ushqimet që lejohen në 3 ditët e dietës

Nëse vendosni të bëni një dietë kardiake 3-ditore, proteinat janë kryesoret në çdo vakt tuajin që duhet t’i shoqëroni me fruta, perime. Përsa i përket erëzave, mund të përdorni vetëm kripë dhe piper. Asnjë erëza tjetër nuk lejohet. Por për ata që pëlqejnë ëmbëlsirat ka një lajm të mirë. Mund të hani një akullore me vanilje një herë në ditë.

Më poshtë është një listë e ushqimeve që ju lejohen në këtë dietë.

Proteinat: Ton, vezë, mish i shpendëve por pa lëkurë, gjalpë kikiriku

Drithërat: Bukë e thekur dhe kripë

Frutat: Pjepër, banane dhe mollë

Perimet: Rrepë, karota, fasule, lulelakër, lakër, panxhar dhe brokoli

Bulmet: Akullore me vanilje, gjizë dhe djathë

Pije: Kafe e zezë, çaj dhe ujë /tvklan.al





Të ngjashme