Dieta e indigjenëve, çelësi për jetë të gjatë




Dieta e indigjenëve, çelësi për jetë të gjatë

19:20 07/06/2021

Truri i tyre plaket më ngadalë se popujt në vendet e tjera

Një studim i ri ka zbuluar se truri në popujt indigjenë që jetojnë në Amazonë plaket 70% më ngadalë se truri në popullsitë perëndimore. Eksperimenti i kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore zbuloi se indigjenët që jetojnë në Amazonë përjetojnë më pak degjenerim të trurit se popullsia e Amerikës apo Europës dhe kjo për shkak të dallimeve të konsiderueshme në stilin e jetës.

Një shpjegim për këtë veçori mund të jetë te dieta dhe aktiviteti fizik. Shkencëtarët i dhanë merita ushqimit në Amazonë i cili është i pasur me fibra dhe me pak yndyrna të ngopura, por edhe stilit të jetës së tyre aktive.

Megjithëse zona ka pak qasje në kujdesin shëndetësor modern, kjo është e ekuilibruar me stilin e tyre të jetesës, e kundërta e asaj që ndodh në Perëndim.

 Sipas autorit të studimit Hillard Kaplan i cili hulumtoi për 2 dekada në Amazonë, jeta sedentare dhe dieta e pasur me sheqerna dhe yndyrna mund të përshpejtojë humbjen e indeve të trurit duke na bërë më të prekshëm nga sëmundje si Alzhajmeri.

Klan News





Të ngjashme