Mijëra njerëz në Angli me diabet të tipit 2 po u ofrohet mundësia të provojnë një plan të ri për humbjen e peshës.

Rreth 5,000 pacientë do të kenë akses në programin e dietës që bazohet në konsumimin e supërave, pasi studimet e kryera treguan se mund të përmirësonte gjendjen e pacientëve.

Diabeti i tipit 2 mund të çojë në nivele të larta të sheqerit në gjak, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e përditshme dhe në raste të rënda, mund të çojnë deri në verbëri.

Pacientëve që janë diagnostikuar me diabet tip 2 në gjashtë vitet e fundit dhe plotësojnë kritere të tjera të përshtatshmërisë do t’u ofrohet një shans për të provuar dietën e re.

Bëhet fjalë për një plan që përfshin konsumimin e supërave për tre muaj. Gjithashtu ata do të inkurajohen për t’u marrë edhe me aktivitet fizik.

Një hap i tillë u bë realitet, pasi nga studimi i kryer rezulton se 46 përqind e atyre që kishin përdorur një dietë me kalori të ulët nuk kishin nevojë për ilaçe një vit më vonë.

Programi i dietës, i vlerësuar si “ndryshues i jetës” fillon sot, në 1 Shtator dhe fillimisht do të shpërndahet për pacientët në 10 zona të Anglisë. /tvklan.al