Dieta “MIND”, sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Këshillit të Informacionit të Ushqimit, mund të përmirësojë shëndetin e trurit.

Kjo dietë përfshin konsumimin e ushqimeve të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese dhe përqëndrohet kryesisht tek ushqimet e detit, prodhimet e freskëta, drithërat, arrat dhe farat.

10 ushqimet që rekomandon dieta “MIND “:

  •  Perime me gjethe jeshile, për gjashtë ose më shumë racione në javë.
  • Perime të tjera përveç perimeve me gjethe, të paktën një herë në ditë.
  • Manaferrat, të paktën dy herë në javë.
  • Arra
  • Përdorni vaj ulliri për gatim.
  • Drithëra si tërshëra ose orizi kaf.
  • Fasule, përfshirë thjerrëzat dhe farat e sojës, të paktën katër herë në javë.
  • Pulë, jo e skuqur të paktën dy herë në javë.
  • Verë e kuqe, jo më shumë se një gotë në ditë.

Pesë ushqimet që dieta “Mind” sugjeron të shmangni janë:  Mishi i kuq, margarina ose gjalpi, djathi, ëmbëlsirat dhe ushqimet e skuqura.

Sipas studiuesve ndjekja e kësaj diete mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e prekjes nga Alzheimeri.

Dieta “MIND” gjithashtu zvogëlon stresin, pasi është e pasur me antioksidantë. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare, përmirëson  shëndetin e zemrës dhe zvogëlon rrezikun për t’u prekur  nga diabeti./tvklan.al