Një studim i ri zbuloi se njerëzit që ndjekin një dietë vegane mund të jenë më pozitiv dhe produktiv krahasuar me ata që konsumojnë mish.

Studimi i  “City Pantry”, një shërbim që shpërndan ushqimin, identifikoi se prodhimet vegane të tilla si çokollata e zezë, zarzavatet me gjethe dhe proteinat me bazë bimore janë ndër ushqimet më të mira për të rritur kapacitetin, fuqinë e trurit si dhe gjendjen e mirë të humorit.

Sipas Uma Naidoo, psikiatre dhe specialiste e ushqimit në Shkollën Mjekësore të Harvardit thotë se një pjesë e marrëdhënies së trurit me prodhimin e energjisë nga ushqimi që hamë qëndron në sa inflamator është ai vakt. Kur inflamacioni është i pranishëm në trup, më pak energji është në dispozicion të trurit, kështu që është e rëndësishme të konsumohen ushqime anti-inflamatore për të siguruar një zgjim me përqendrim dhe humor të mirë.

Disa nga rekomandimet kryesore janë konsumimi i lulelakrës, karotave, piperit të kuq, çokollatës së zezë, rigonit, brokolit, gështenjave, manaferrave, uthullës së mollës, qepëve dhe hudhrave pasi ato janë të pasura me polifenol.

Klan News