Kequshqyerja si pasojë e mbajtjes së dietave të gabuara shkakton 11 milionë viktima në vit. Revista mjekësore “Lancet” raporton se bëhet fjalë për 1 në 5 njerëz që humbasin jetën për shkak të dietave dhe mos marrjes së vlerave ushqyese të nevojshme për shëndetin.

Nëse çdo vit duhanpirja u merr jetën 5 mijë njerëzve, dietat çojnë drejt vdekjes dyfishin  e tyre. Konkretisht studiuesit dhe nutricionistët kanë dalë në përfundimin se shkaktare kryesore e fatalitetit i mbetet kripa, qoftë kjo në bukë, salcën e sojës apo mishin e përpunuar. Shkencëtarët thonë se ky raport lidhet me cilësinë e ulët të dietave ushqimore, që dëmtojnë zemrën dhe shkaktojnë tumor duke sjellë më pas humbje jetësh.

Pas kripës, përgjegjës për 3 milionë vdekje vjen konsumi i pakët i drithërave integrale, konsumi i ulët i frutave dhe në fund fakti që njerëzit nuk hanë sa duhet perime, arra, fibra dhe nuk marrin Omega 3 nga ushqimet e detit.

Tendenca për të pasur një trup perfekt, që përngjan me modelet e fotografuara në Instagram ka bërë që në çdo faqe online të promovohen dieta të tilla apo suplemente dobësimi. Mjafton të kërkosh me togfjalëshin dietë dhe në internet figurojnë mijëra faqe ku mund të gjesh formulën magjike të dobësimit, pa këshillim eksperti, por kryesisht në rrëfime nga eksperienca personale të të tjerëve. Sipas ekspertëve të dobësimit, çaji, kryesisht ai i njohur si çaji kinez përveçse krijojnë ndjesinë e të ngopurit nuk kanë asnjë efekte tjetër. Ndërkohë që në disa raste mund të përfundojnë edhe në fatalitet nëse nuk bëhen analizat e duhura shëndetësore.

Klan Plus