Mungesa e ushqimit po merr shumë jetë njerëzish në botë, por një pjesë e konsiderueshme po shkojnë në fatalitet edhe si pasojë e dëshirës për tu larguar nga ushqyerja.

Specialistet ushqimor nga ana tjetër thonë që të kemi kujdes edhe me ushqimet që konsumojmë pasi ato janë shkaktarët kryesorë që po marrin miliona jetë njerëzish.

Shkaktari më i madh i vdekjeve në të gjithë botën për këtë dekadë është ushqimi. Ndonëse duket paradoksale, por regjimi ushqimor i gabuar ka çuar në 11 milionë humbje jetësh vetëm gjatë vitit të kaluar. Studiuesit e lidhin këtë me dietat e varfra në vlera që kanë çuar në probleme shëndetësore të pakthyeshme e në rastin më të keq drejt vdekjes 1 në 5 persona.

Një shqetësim mbeten edhe reklamimi i produkteve të dobësimit si çajrat apo suplementet në çdo faqe interneti.

Ndërkaq promovimi në rrjetet sociale i modeleve me forma perfekte po ashtu ka rritur riskun që kryesisht vajzat të abuzojnë me uljen në peshë në mënyrë drastike.

Shifrat botërore flasin për probleme shëndetësore që lidhen me dietat e pasura në kripëra dhe të ulëta në vitamina. Për këtë arsye OBSH ka ngritur alarmin që të gjitha vendet anëtare të saj të zbatojnë planin e hartuar për ushqyerje të shëndetshme.

Tv Klan