Një dietë e gabuar është shumë e dëmshme për organizmin. Mund të shkaktojë probleme kardiovaskulare, çrregullim të të metabolizmit dhe disa lloj tumoresh. Gjithashtu mund të rrisë frekuencën e shumë patologjive të tjera serioze, me origjinë reumatike si artriti, lupus dhe osteoporoza.

Kështu që mjekët ekspertë të fushës bëjnë apel që të mos luhet me shëndetin dhe e rëndësishme është të ndiqet një regjim ushqimor i rregullt. Gjithnjë e më tepër mjekët theksojnë se është dieta mesdhetare ajo që po merr përdorim të gjerë në mbarë botën, për vlerat e saj.

E rëndësishme është të konsumohen vazhdimisht fruta dhe perime, mundësisht me ngjyra, pasi janë burim i rëndësishëm fibrash dhe vitaminash antioksidante. Gjithashtu peshku dhe konsumi i nënprodukteve të qumështit të lopës apo i dhisë janë të pasur me kalcium dhe kripëra minerale.

Pra e rëndësishme është mos të abuzohet me dietat e ndryshme, pasi ato mund të na sjellin më tepër probleme shëndetësore sesa përfitime në humbjen e disa kilogramëve.

Klan Plus