Disa gatime janë aq shumë pikante sa shefat e kuzhinës duhet të vendosin një maskë ndërkohë që i gatuajnë për të mbrojtur sytë e tyre nga djegia. Të ngrënit të ushqimeve pikante ka një ndikim të pamohueshëm në të gjithë trupin. Por jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për efektet pozitive dhe negative që ka të ngrënit të ushqimeve pikante.

Për të folur për këto efekte dietologia e njohur Diola Dosti ka qenë e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ku ka dhënë gjithashtu informacione shumë të vlefshme që çdokush duhet t’i dijë.

Efekte pozitive: 

1-Mund të humbasësh peshë

Konsumi i ushqimeve pikante është një mynyrë e thjeshtë për të humbur peshë. Asgjë nuk e zëvendëson ushtrimet fizike dhe dietën e shëndetshme, por kapsinoidet që gjenden në specat djegës ju ndihmojnë. Ato janë të njohura për rritjen e energjisë dhe heqjen e masës dhjamore në trup.

2-Toleranca ndaj dhimbjes do të rritet

Është e vështirë për t’u besuar pasi ngrënia e ushqimeve pikante  është e dhimbshme për disa persona. Megjithatë, specialistët sugjerojnë që kapsinoidet (lëndë djegëse tek specat djegës) mund të synojë një substancë të veçantë në trurin tonë që është përgjegjëse për ndjenjat e dhimbshme. Diçka e tillë e ‘ngatërron’ trurin tonë për të injoruar dhimbjen, një bonus për ata që nuk kanë ‘frikë’ nga gjërat pikante.

3-Permirëson sistemin imunitar

Ndërsa shijoni ushqim pikant, trupi juaj pasurohet me antioksidantë. Është mjaft  dobishme gjatë sezonit të gripit, pasi antioksidantët na mbrojnë nga mikrobet që sulmojnë trupat tanë. Nëse nuk ndiheni mirë, gatuajini diçka me spec djegës, për ta mbajtur të fortë imunitetin tuaj.

4-Rrit jetëgjatësinë

Një studim ka treguar se personat që konsumojnë ushqim pikant 6-7 herë në janë, kanë 14% shkallë më të ulët vdekshmërie. Por ushqimi pikant nuk mund të ndihmojë ata që nuk kanë një mënyrë të shëndetashme.

5-Ul konsumin e sheqerit

Tashmë nuk është secret që sheqeri është shumë i keq për shëndetin, por ndërprerje nga konsumi i tij nuk është e lehtë. Ekspertët thonë se shtimi i gatimeve pikante në menu herë pas here do të ndihmojë për të luftuar dëshirën për sheqer. Është e ngjashme me pirjen e një gote me leng portokalli pasi keni larë dhëmbët. Pasi kemi ngrënë diçka pikante në zakonisht nuk duam të kosumojmë diçka të ëmbël.

Efekte negative:

6-Receptorët tuaj të shijes do ta vuajnë

Gjuha juaj do të jetë e para që do të ndiejë pasojat negative të dëshirave tuaja për ushqim pikant. Gjuha do të ndiejë një ndjesi përvëluese dhe kjo nuk është vetëm një ndjenjë, por do të jetë vërtetë një djegie. Për shkak të saj, nuk do të jeni në gjendje të shijoni aq shumë shije sa më parë, por mos u shqetësoni, kjo është vetëm e përkohshme. Receptorët tuaj të shijes do të rikuperohen, vetëm nëse konsumoni shumë ushqime pikante në përditshmëri për një kohë të gjatë.

7-Mund të shkaktojë një reaksion alergjik

Disa persona shprehen se përjetojnë enjtje në fytyrë dhe kruajrje në mëngjes pasi kanë ngrënë një darkë pikante. Kjo mund të ndodhë sepse specat djegës ka të ngjarë të shkaktojnë alergji. Për disa njerëz, ky reagim është vetëm reagimi natyror i trupit ndaj ushqimeve djegëse. Për të kuptuar përse ndodh diçka e tillë dhe si ta parandalojmë, mund të jetë e nevojshme të vizitoni një mjek.

8-Problemet që keni me stomakun mund të përkeqësohen

Nëse keni një stomak të ndjeshëm, konsumi i ushqimeve pikante është një ide e keqe. Së pari mund t’iu shkaktojë diarre. Arsyeja është se kapsinoidet, ndonëse ka efekte poziteve në trup, është irritues. Për më tepër, mund të shkaktojë gastrit të përkohshëm, ose nëse  keni probleme me stomakun, ato ka të ngjarë të përkeqësohen.

9-Mund të rrisë urthin

Specat përfshijnë një kombinim të acideve dhe kur konsumojmë shumë prej tyre, muret e stomakut tonë fillojnë të digjen. Kjo gjendje mund të përkeqësohet dhe të bëhet kronike nëse vijon për një kohë të gjatë. Pra, nuk është në interesin tuaj të përdorni shumë ushqime pikante. Nëse përjetoni urth, provoni të pini qumësht, ose ftohni djegien me pak akullore. /tvklan.al