Shqipëria dhe Anglia kanë dallime të theksuara te vlera e lojtarëve në treg. “Tre luanët” e grumbulluar nga Thomas Tuchel për këtë sfidë vlejnë 1 miliardë e 260 milionë euro.

Ndërkohë kartonët e kuqezinjve në total kushtojnë thuajse 13 herë më pak, ose 98 milionë. E gjithë skuadra shqiptare vlen gati 2 herë më pak se Jude Bellingham.


Sulmuesi anglez vlerësohet 180 milionë euro. Te Shqipëria futbollisti që kushton më shumë është mesfushori i Inter, Kristjan Asllani, vlera e 23-vjeçarit është 18 milionë euro sipas Transfermakt.com.

Tek të dy skuadrat më të vlefshimit janë te reparti i sulmit.

Tv Klan