I kërkohet AMA-s të ndalë veprimet e kësaj kompanie

Kompania Digitalb proteston pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive për vjedhjen e programeve të saj ekskluzive që sipas saj i është bërë dhe po i bëhet nga kompania TIBO.

Në këtë letër drejtuar AMA-s thuhet se është e disata herë që ngre shqetësimin e për transmetime të paautorizuara nga ana e operatorit TIBO sh.p.k. DigitAlb nënvizon se nga monitorimet e kryera vihet re se si janë transmetuar pa pasur të drejta nga platforma TIBO ndeshjet e kampionatit anglez, Kampionatit Francez, Kampionatit Gjerman dhe kupa e Italisë për të cilat janë ndryshuar emërtimet e kanaleve në EPG të dekoderit dhe po ashtu duke mbuluar logot zyrtare të kanaleve të platformës DigitAlb.

Për të gjitha këto, DigitAlb ka dorëzuar edhe një material filmik në CD duke u shprehur se monitorimet janë qartazi origjinale dhe nuk lënë vend për asnjë lloj interpretimi. Duke cituar ligjin për mediat audiovizive ne Republikën e Shqiperise”, DigitAlb kërkon:

 “Ndërprerjen e menjëhershme të transmetimeve dhe të heqjes së licencës së këtij operatori duke qenë se gjykojmë se jemi tërësisht në plotësimin e kushteve te nenit 133 pika 7 dhe 132 pika 1, te ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

DigitAlb thotë se kjo kërkesë vjen si pasojë e ezaurimit të spektrit ligjor pasi kompania TIBO është ndëshkuar 3 herë me gjobë, përveç 3 të tjerave të cilat janë në proçes apelimi nga ana e AMA në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

“Duam t’ju informojmë që investimi nga Digit-Alb SH.A për programet sportive kalon vlerën e 12 milionë Eurove në vit dhe është e papranueshme që ky investim yni të vidhet në këtë mënyrë nga Tibo, një platformë e licencuar nga AMA. Ky është një precedent tepër i rrezikshëm që rrezikon të kthejë tregun audiviziv 20 vite pas, duke dëmtuar interesat e mbajtësve të të drejtave (Federatat Evropiane te Futbollit) në mënyre direkte”.

DigitAlb thotë se nëse kjo pirateri e paprecedentë nuk merr zgjidhje, do të jetë i detyruar ta ndjekë çështjen me Federatat përkatëse të Futbollit në Angli, Gjermani, Spanjë, Francë dhe UEFA.

Tv Klan