Ulje deri në 25% për paketën “DUA 12 muaj”
A jeni gati për emocionet më të forta? Bëhuni gati për një udhëtim të jashtëzakonshëm me DigitAlb/SuperSport pasi sezoni futbollistik po hyn në fazën e tij më të zjarrtë.
DigitAlb ju sjell Kombëtaren Kuqezi, tanimë me një projekt të ri, Sylvinhon si trajner kërkon kualifikimin në Kampionatin Europian, Gjermani 2024. Në të njëjtin kohë me të njëjtin zjarr kërkon kualifikimin historik edhe Kosova. Nuk do të mungojnë natyrisht gjigandët, Itali-Angli apo Francë-Holandë.
Kampionatet kryesore hyjnë në fazën më të zjarrtë, janë muajt që vendosin gjithçka. Spektakli i papërsëritshëm i Premier League. Kërkon një kampion dhe La Liga, Barcelona kundër kampionëve të Europës dhe Botës, Realit të Madridit.
Nuk mbaron këtu, SuperSport është shtëpia e përbashkët e Bundesligës, Ligës së Parë Franceze dhe futbollit holandez.
Vjen më spektakolare se kurrë Europa League me Barcelonën, Manchester United, Juventusin, Ajaksin e Romën, të gjithë në kërkim të një trofeu të madh.
Si dhe Conference League, kompeticioni i ri që po rezulton aq i suksesshëm.
Vetëm në SuperSport do të shijoni Juventus-Inter, sfidën që ndez Kupën e Italisë, e po ashtu dhe FA Cup, Kupën e Gjermanisë apo atë të Francës, ndërkohë që si qershia mbi tortë, vijnë dhe kombëtaret e mëdha me finalet e Nations League.
Përjetoni tani sezonin në fazën më kulminante në DigitAlb/SuperSport, me një ofertë të jashtëzakonshme “DUA 12 muaj”, me ulje deri në 25%, për të shijuar një eksperiencë më të zjarrtë se kurrë.
Tv Klan