Dy furgonë janë djegur pjesërisht në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” teksa dy furgonët kanë qenë të parkuar në anë të rrugës.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

/tvklan.al