Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre makina janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në lagjen “Çlirim”.

Fillimisht zjarri ka rënë në mjetin tip “Mercedes Benz” dhe më pas është përhapur në dy makinat e tjera që ishin parkuar në të dyja anët e tij.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset e zonës për të zbardhur ngjarjen. 

Tv Klan