Tre automjete janë djegur në orët e para të mëngjesit të së martës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Hobdari” në zonën e Tiranës së Re rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Automjetet kanë qenë të parkuara njëra pas tjetrës në momentin që u përfshinë nga flakët e zjarrit. Njera nga mjetet është shkrumbuar tërësisht, kurse dy të tjerat janë djegur pjesërisht.

Këto janë edhe pamjet nga vendngjarja të makinave të djegura, të cilat janë denoncuar nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo” tvklan.al.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental dhe më pas është përhapur edhe në automjetet e tjera.

Grupi hetimor i policisë do të zbardhë shkakun e ngjarjes. /tvklan.al