Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një sipërfaqe prej afro 8 hektarë tokë e mbjellë me grurë u përfshi nga flakët në fushën e Maliqit. Zjarri ra mesditën e së premtes dhe për shuarjen e tij u angazhuan edhe forca të shumta të zjarrfikëses së qarkut Korçë.

Gjithashtu për të minimizuar dëmet, banorët nisën korjen me urgjencë të grurit me autokombanjë. Policia dyshon se zjarri që përfshiu tokën bujqësore të jetë ndezur me qëllim nga persona ende të paidentifikuar.

Një tjetër zjarr ra në ne kodrat me ullishte ne fshatin çiflik Lushnjes, i cili ka djegur rreth 4 hektarë ullishte dhe shkurre. Shkak dyshohet se u bë këputja e telit të linjës elektrike.

Vatrat e zjarrit në vend ditëve të fundit u shtuan, por fatmirësisht situata në orët e fundit është qetësuar.

Tv Klan