Një zjarr masiv ka rënë sot pasdite në plazhin e Durrësit. Policia e qytetit bën me dije se janë djegur dy objekte të vogla banimi, të njohura ndryshe si kabina pushimi.

Autoritetet sqarojnë se zjarri ka rënë në zonën e Ilirias, ku si fillim është djegur një kabinë dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi dhe në kabina të tjera të pabanueshme.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale në dy kabina të banueshme. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë ku është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Lidhur me ketë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al