Dy makina janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 në Kamëz.

Policia njofton se automjeti tip “smart” me drejtues shtetasin I. H, është përfshirë nga flakët në lëvizje, por gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një fugon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës prej nga ku ka veç dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart” .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./ tvklan.al