Dy makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë. Mësohet se dy automjetet ishin në parkim në lagjen “Pavarësia”.

“Si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht”, thuhej në njoftimin e policisë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale. Megjithatë është ngritur një grup hetimor që po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur./tvklan.al