Automjetet në pronësi të dy kushërirave

Dy makina u përfshinë nga flakët pak pas mesnate në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarsia” dhe siç  shihet edhe nga pamjet, dy automjetet e djegura kanë qenë të parkurara afër me njëra-tjetrën.

Makinat jane në pronësi të shtetaseve me inicialet K. P., dhe E. P., të dyja kushërira me njëra-tjetrën.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa bën të ditur se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tv Klan