Digjen dy makina në Vlorë

Posta

Digjen dy makina në Vlorë

14:48 03/09/2018

Dy makina, të cilat kanë qenë parkuar janë djegur gjatë natës së të hënës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:50, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në automjetin tip Benz me targa AA 303 OM, në pronësi të shtetasit R.A ka rënë zjarr. Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Nga veprimet e para dyshohet se zjarri është aksidental.

Gjithashtu po më datë 03.09.2018, rreth orës 04:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë është përfshirë nga flakët automjeti tip “Toyota” me targa AA 660 RJ, në pronësi të shtetasit S.S.

Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë janë shoqëruar 6 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun e rënies së zjarri.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi