Digjen gjatë natës 5 makina

Foto ilustruese

Digjen gjatë natës 5 makina

09:40 14/04/2019

Një automjet tip “Benz” në pronësi të një punonjësi të policisë në Gramsh është djegur gjatë natës. Sipas njoftimit të policisë, makina me targa GR 1700 B ka qenë e parkuar pranë banesës së efektivit në lagjen “Sporti”, kur ka shpërthyer në flakë.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset, të cilët fikën zjarrin. Ndërkohë policia nisi menjëherë hetimet. Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por një nga pistat ku po hetohet është ajo për shkak të detyrës.

Por gjatë natës janë djegur edhe 4 makina të tjera në një fshat të Pogradecit. Uniformat blu kanë njoftuar se në afërsi të fshatit Starovë u dogj plotësisht 1 mjet tip “Benz” në pronësi të një gruaje. Ndërkohë tre automjete të tjera u dogjën pjesërisht.

Mësohet se makinat ishin të parkuara brenda një karburanti. As për këtë ngjarje nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por policia ka nisur hetimet./abcnews.al

 

Të ngjashme
UKT