Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë


Digjen gjatë natës dy makina në Vlorë

08:42 21/09/2021

Dy makina janë djegur gjatë natës në Vlorë. Policia sqaron se mjetet janë  djegur rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë.

Sipas informacioneve mësohet se të dy mjetet janë në pronësi të T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por lidhur me këtë është ngritur një grup hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Hetimet do të zbulojnë nëse është një zjarrvënie e qëllimshme apo gjithçka ka ndodhur për shkak të ndodhë defekti teknik./tvklan.al






Të ngjashme