Prej 3 ditësh vijon diegia e mbetjeve urbane në Mbrostar të Fierit. Sipërfaqja prej 2 hektarësh është në flakë, ndërsa tymi që del prej tyre ka mbuluar të gjithë qytetin.

Përhapjen e ajrit të ndotur e favrizon edhe era, duke e kthyer në një shqetësim të madh për banorët.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan drejt rënies së zjarrit në fushën e mbetjeve urbane, megjithatë zjarrfikeset po punojne për fikjen e tij.

Tv Klan