Një lokal në rrugën “Mine Peza” në kryeqytet është djegur gjatë natës rreth orës 02:45. Zjarri ra në katin e dytë të një pallati në ambientet e brendshme të lokalit.

Gjatë kësaj kohe, nuk ka pasur një person në lokal pasi biznesi ka qenë i mbyllur. Për të shuar zjarrin ndërhynë forcat zjarrfikëse. Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

Në një tjetër rast të veçuar, një automjet u përfshi nga flakët pak para mesnatës rreth orës 23:25. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz në rrugën “Fan Noli”. Për shkak të një shkëndije elektrike, makina e parkuar në oborrin e një banese u shkrumbua.

U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale. /tvklan.al