Reagojnë iniciatorët dhe zv.Kryeministri serb

Një fushatë me sloganin “Liria ka emër UÇK” ka nisur në Kosovë menjëherë pas arrestimeve të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Por një nga tabelat reklamuese është djegur. Tabela reklamuese gjendet në fshatin Kishnicë, në dalje të Gracanicës,vend ky I banuar kryesisht me serb. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë këtë rast.

Në bazë të informacioneve që kemi  dyshohet që dëmtimi të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Ndërkohë në një konferencë për media iniciatorët e kësaj fushate kanë dënuar aktin.

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakiq këtë e ka quajtur vandalizëm”.

Unë për herë të parë po e dëgjoj këtë dhe kjo nuk është pyetje për mua. Unë nuk do të lejoja një vandalizëm të tillë”.

“Liria ka emër” është nismë e një grupi vullnetmirë për të nisur një debat rreth historisë së re të Kosovës dhe nevojës së një kujtese kolektive gjithëpërfshirëse në rrugëtimin.

Tv Klan